zz_1792
19/06/2017 - 11:13

Protestojnë fermerët në Korçë/ “Bojkot zgjedhjeve nuk shesim dot qumështin”

Janë hedhur në protestë ditën e sotme fermerët e fshatit Bregas në Korçë, duke bllokuar me mjete bujqësore për disa orë rrugën kryesore që lidh fshatrat e Fushës së Korçës.

Protesta e tyre ka ardhur pasi nuk kanë mundur të gjejnë treg për produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale.

Fermerët janë shpeshuar se prej më shumë se 6 muajsh nuk kanë mundur të shesin dot qumështin, duke bërë që shumë prej tyre të falimentojnë.

Ata janë shprehur se do të vazhdojnë protestën, si dhe kanë paralajmëruar edhe bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>