lejet e ndertimit
22/08/2017 - 12:33

Ndryshon ligji për lejet e ndërtimit, kategoritë që përjashtohen nga taksat dhe sa do të jenë gjobat

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin e dhënies së lejes së ndërtimit. Kështu Ministria e Zhvillimit Urban ka hartuar një projektligj i cili parashikon një seri ndryshimesh në rregulloren e lejeve të ndërtimit. Përmes këtij projektligji, Ministria e Zhvillimit Urban, propozon që nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, mjaft e debatuar nga ana e ndërtuesve, të përjashtohen lejet për rikonstruksionin objekteve ekzistuese.

Nga ana tjetër, ky dikaster bën më dije se në rast se zhvillimi përfshin njëkohësisht edhe rikonstruksion edhe ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë do të aplikohet vetëm për ndërtimin e ri. “Projektligji, parashikon që në rast se zhvillimi përfshin njëkohësisht edhe rikonstruksion edhe ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë do të aplikohet vetëm për ndërtimin e ri”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Zhvillimit Urban. Sakaq bëjmë me dije se projektligji, është aktualisht në fazën e konsultimit nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban, ndërkohë që do të jetë Kuvendi i ri ai që do të marrë në shqyrtim dhe do vendosë miratimin e tij.

Mirëpo interesant është fakt se në një prej neneve të projektligjit parashikohet ashpërsimi i gjobave për mosrespektim të afateve të dokumentacionit për lejet nga ana e ndërtuesve, ndërsa ndër të tjera theksohet se këto gjoba do nisin nga 300 mijë lekë e do shkojnë deri 500 mijë lekë. Nga viti 2017, Qeveria rriti taksën e ndikimit në infrastrukturë, duke e llogaritur nga 2 deri 4 për qind të vlerës së investimit. Një formulë e tillë u debatua ashpër nga ndërtuesit, sipas të cilëve, ajo rrit deri 250 euro për metër katrorë çmimet e apartamenteve për qytetarët. Ja si do merren lejet e ndërtimit Më herët është miratuar në Parlament ligji për planifikimin e Territorit, ku parashikohet që tashmë të gjitha aplikimet për lejet e ndërtimit do të bëhen vetëm online. Po çfarë parashikojnë këto ndryshimi?

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka bërë publike të gjitha ndryshimet. “Ndarjen e bazës së të dhënave të planifikimit të territorit nga baza të dhënave e lejeve të ndërtimit: Në ligjin në fuqi, Regjistri i Integruar i Territorit është në funksion të proceseve planifikuese dhe proceseve të zhvillimit (ose lejedhënies) dhe përmban të dhëna si për planet e miratuara ashtu edhe për lejet e ndërtimit të lëshuara nga bashkitë. Prej një viti tashmë, po punohet për përditë- simin e Regjistrit të Integruar të Territorit dhe transformimin e tij në dy platforma të veçanta, njëra në shërbim të procesit të planifikimit të territorit dhe tjetra në funksion të aplikimeve dhe pajisjes me leje ndërtimi. Në kushtet kur sistemi elektronik elejet dhe platforma e planifikimit të territorit funksionojnë të pavarura, propozohet që secila databaze të ketë rregullimin e saj ligjor të veçantë. Ky ndryshim, nga njëra anë lehtëson dhe qartëson procedurën e miratimit të dokumenteve të planifikimit dhe nga ana tjetër lehtëson procedurat për leje zhvillimi apo ndërtimi për investitorët dhe qytetarët”, dha detaje ajo.gazeta Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>