gk_election_boutaris
01/04/2013 - 9:32

Kryebashkiaku grek: ‘Vorio Epiri’ s’ekziston

Jani Butari, kryetari i bashkisë së Selanikut, i njohur për qëndrimet e tij të moderuara, bën sërish një deklaratë të veçantë që krijon reagime.

“Nuk ekziston termi ‘Vorio Epir’, ai është vetëm një koncept, që kënaq ndjenjat tona”. Me këto fjalë është shprehur në një intervistë për televizionin kombëtar grek ‘NET’ kryetari i bashkisë së Selanikut. Siç tha ai, gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet të përdorin vetëm emërtimin zyrtar që është “Shqipëria”.

“Kur flitet për problemet e minoritetit grek, në Shqipëri nuk duhet të përdoret më termi ‘Vorio Epir’”, pasi është zyrtarisht një çështje që i përket vetëm Shqipërisë”, tha Butari. Sipas kryebashkiakut, ky term, që përdoret gabimisht nga media në Greqi dhe zyrtarët grekë, është një term që grekët e përdorin vetëm e vetëm për të kënaqur ndjenjat e tyre patriotike dhe asgjë më tepër.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se do të kthejë në shtëpi-muze shtëpinë e Qemal Ataturkut, që sipas tij, është një nga figurat më të mëdha që kanë jetuar në Selanik. “Pavarësisht nga përmasat politike, ai ka qenë një udhëheqës i madh, një nga drejtuesit më të mëdhenj të shtetit turk. Mos harroni se Selaniku është një qytet ku është shpallur revolucioni i të rinjve turq. Këtu u themelua Republika Turke”, sqaron Butari. “Selaniku ishte një qytet shumetnik. Përpara pavarësimit të Selanikut, qyteti kishte 12 gazeta ku kishte turke, hebraike, greke, franceze, italiane dhe gjermane. Këto gazeta dikush i lexonte asokohe. Kjo tregon se kishte një prani të fortë shumetnike në qytet. Unë nuk them të kthehemi në të kaluarën, por të ketë një traditë të njohjes dhe ruajtjes së këtyre vlerave”, tha Butari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>