KLSH
12/08/2017 - 8:28

KLSH auditim Hipotekave dhe ALUIZNI-t, ja dëmi që i kanë shkaktuar shtetit

“Gjatë katër viteve të kaluara dëmi ekonomik që i kanë shkaktuar shtetit zyrat e Hipotekës dhe ALUIZNI-t është 2,404,434 mijë lekë” ky është përfundimi i cili del nga auditimi i KLSH për këto institucione.

Për këtë KLSH thotë se “janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.”

Përgjatë periudhës 2013 – 2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t.

Sipas KLSH nga 40 auditime (në total), të zhvilluara nga KLSH në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP), përgjatë periudhës 2013 – 2017, në 36 prej tyre (90%) KLSH ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse të prokurorisë në rrethe kallëzime penale për 196 punonjës të këtyre institucioneve të nivelit: ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë (mesatarisht janë kallëzuar rreth 5 persona për çdo subjekt të audituar).

KLSH thekson që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP) ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>