universitetet
22/08/2017 - 9:35

Dalin datat për regjistrimin e studentëve në Master

Rektorati i Universitetit të Tiranës, ka publikuar ditën e sotme, afatet për regjistrimin e studentëve të rinj Bachelor dhe Master, si dhe afatet për të gjithë ata që duan të transferojnë studimet e tyre.

Ndërkohë referuar urdhrit të Ministrisë së Arsimit, janë publikuar edhe afatet për regjistrimin e studentëve nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe për ata studentë që aplikojnë me statusin e jetimit.

Ja njoftimi plotë i Rektoratit:

Njoftim i Drejtorisë së Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 18, datë 16.08.2017

TIRANË 21.08.2017 – Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës njofton të interesuarit se sipas Udhëzimit Nr.18, datë 16.08.2017 të Ministrit te Arsimit dhe Sportit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.15, datë 16.08.2017 për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter professional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2017-2018”, janë përcaktuar afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018, sipas kategorive:

o Kandidatët në një program të dytë studimi (afati i aplikimit 7-19 shtator);

o Kandidatët për transferim studimesh (afati i aplikimit 7-19 shtator);

o Kandidatët nga Republika e Kosovës e kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci (afati i aplikimit 21-26 gusht);

o Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar (afati i aplikimit 21-26 gusht);

o Kandidatët me statusin e jetimit (afati i aplikimit 21-26 gusht);

o Kandidatët e komunitetit Romë dhe Egjiptian (afati i aplikimit 21-26 gusht);

Të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit t’i referohen udhëzimit të sipërpërmendur.

Drejtoria e Komunikimit, Universiteti i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>