auto_Screenshot_331497642054
19/06/2017 - 11:35

Çudira shqiptare! Lind vajzë por …

Më 12 Shtator të vitit 1997, në maternitetin e Korçës erdhi në jetë Agni Llazi, foshnje e gjinisë femërore, por ajo u regjistrua gabimisht në Gjendjen Civile të Lozhanit si mashkull.

Agni, sot studente e Drejtësisë thotë se nuk aplikon dot as për kartën e identitetit për shkak të kësaj ngatërrese. Prej një viti shtyhet gjyqi për këtë çështje, ndaj ajo i është drejtuar emisionit “STOP”.

Agni i është nënshtruar fillimisht testit të qytetarëve, të cilët gjykuan se ajo është femër dhe më pas është vizitituar te seksologu i poliklinikës numër 3, Kim Drasa, i cili ka konkluduar se ajo është vajzë 24 karat. “Problemi ka të bëjë më certifikatën. Unë kam lindur femër dhe këtë e vërteton dhe certifikata e lindjes së maternitetit të Korçës, por kur më është dashur që të marr mjet identifikimi, në certifikatë figuroj mashkull.” azetarja – Cila është Gjendja Civile përgjegjëse?

“Është Gjendja Civile e fshatit të Lozhanit. Kjo më ka hapur probleme të ndryshme për sa i përket regjistrimit në shkollë ose edhe për daljen nga vendi. Kam një rast konkret, kur kam dashur të shkoj në Kosovë dhe për këtë arsye më ndaluan që unë të kaloj në kufi. Hapa gjyqin dhe përgjatë një viti gjyqi është shtyrë.” Agni kërkon që procesi gjyqësor të përfundojë dhe të gëzojë edhe ajo mjetin e identifikimit, ashtu si çdo person. Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me të pyetën kalimtarët dhe studentët e Drejtësisë se si e gjykonin këtë të fundit, si mashkull apo si femër dhe përgjigja e tyre ka qenë femër. Ato gjithashtu shkojnë te Poliklinika numër 3, që Agni të vizitohet te seksologu Kim Drasa dhe të marrin një përgjigje përfundimatre për këtë çështje.

“Ka gjini femër! 24 karat femër … dhe lum ai që do ta marrë nuse këtë!”

ra nga të gjithë këndvështrimet, Agni Llazi rezulton femër, por Gjendja Civile e Llozhanit kur do ta kuptojë?./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>