arben-ahmetaj
13/09/2017 - 12:11

Bizneset 750 milionë euro borxhe. Ahmetaj brenda shtatorit, fushatë kontrollesh

Bizneset vijojnë të jenë jo pak problematikë në raport me instancat shtetërore, ndaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi dje se brenda shtatorit do të nisë aksioni anti-informalitet 3, i përqendruar tek bizneset e mëdha. Prej vitit 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon një listë të bizneseve debitorë të cilat janë objekt i mbledhjes më forcë të borxhit.

Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, numri i bizneseve në këtë listë arriti në rreth 18.5 mijë në korrik të këtij viti. Të dhënat nga Tatimet konfirmojnë po ashtu se detyrimet e subjekteve të kësaj liste është rreth 78 miliardë lekë ose rreth 570 milionë euro. Në këtë shifër, përfshihen edhe detyrime të papaguara, por që janë objekt i ligjit të fshirjes, i cili i shtrin efektet vepruese deri më 31 dhjetor të këtij viti. Në këtë shifër përfshihen gjithashtu edhe detyrimet të cilat janë në proces ankimi administrativ, efektivisht të siguruara nga garancitë bankare. Së fundi, ndikim në këtë situatë debish japin edhe detyrimet që lidhen me akcizën, por që aktualisht mblidhen nga administrata doganore.

“Mandati i dytë do të ketë shenjën shumë të suksesshme të betejës anti-informalitet që fillon menjëherë në muajin e parë të ‘Rama 2’. Ne do të angazhojmë në mënyrë të koordinuar të gjitha institucionet rregullatore dhe kontrolluesit e tregjeve për të targetuar në mënyrën më efikase dhe eficiente të gjithë evadorët fiskalë. Zhvillimi dhe aplikimi i mëtejshëm i teknologjive të informacionit, ndërkomunikimi i sistemeve të administratës dhe koordinimi i punës së njësive të analizës dhe inteligjencës do të jenë në qendër të qasjes sonë të luftës anti-informalitet. Fokusi do të jetë sipërmarrja e madhe”. Ishte ky paralajmërimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>