rruga-vlore
12/08/2017 - 13:10

Bie shkëmbi, bllokohet rruga nga Vlora drejt jugut. Rrezik për shembje të tjera

Rruga drejt Jugut nga Vlora është bllokuar pas shkëputjes së një shkëmbi në vendin e quajtur “Kalaja”, ndërsa rrezikon të ketë shembje të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur “Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>