auto_naim_qarri1503345446
22/08/2017 - 7:37

Atentat me eksploziv ndaj presidentit të ekipit të Kamzës. Ja detajet që zbardh policia

Presidentit të ekipit të futbollit të Kamzës Naim Qarri i është bërë një atentat me eksploziv në zonën e Bathores.

Në makinën tip ‘Hummer’ të Qarrit ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Burime zyrtare nga policia thanë se në makinën e Qarrit është vënë një sasi eksplozivi që kishte shpërthyer duke dëmtuar mjetin.

Ja çfarë thotë Policia e Tiranës:

Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>