ambasada-amerikaneee
20/07/2017 - 16:42

Ambasada amerikane: Shqiptarët e fejuar me amerikanë, 90 ditë afat për t’u martuar

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sot udhëzime për shqiptarët e fejuar në SHBA, se cila është procedura që ata të lidhin martesë dhe të përifojnë lejen e qendrimit atje.

“Duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës, – shkruan ambasada. – A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju? Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja.

auto_Screenshot_11500554435

One Response to Ambasada amerikane: Shqiptarët e fejuar me amerikanë, 90 ditë afat për t’u martuar

  1. Marsida Nane says:

    Pershendetje! Vellai im eshte shtetas amerikan dhe eshte fejuar me nje vajze shqiptare. Cfare procedure duhet te ndjeke qe ta marre te fejuaren ne Amerike dhe me pas ta kryeje celebrimin po andej.
    Ps. Duhet te jap dhe nje sqarim tjeter: Vellai im ka dy vjet qe eshte divorcuar nga ishbashkeshortja me jyq te rregullt qe e ka bere ne Amerike. Tani aktualisht ndodhet ne Shqiperi per te kryer procedurat e celebrimit me te fejuaren por i thane qe duhet bere ndarja dhe ketu ne gjykate me ish bashkeshorten qe me pas te beje celebrimin.Problemi qendron qe ne muajin gusht gjykatat nuk merren me gjyqe civile dhe keshtu zvarritet puna ,nderkohe qe dhe tim vellai i perfundon afati i biletes.A mundet qe ta marre te fejuaren me nje vize fejese dhe me pas ti kryejne ne Amerike proceduarat e celebrimit sepse ne Amerike vellai rezulton i divorcuar, nderkohe qe dhe ne Shqiperi ai i ka hedhur kartat per tu bere ndarja .
    Shume faleminderit per mundesine qe mu dha te shkruaj per kete shqetesim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>