Ronaldooo
16/06/2017 - 21:01

Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali Madridit. Merkatoja e tij do të jetë bombastike

“Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Real Madrid”. Ky është titulli bombastik i të përditshmes portugeze “A Bola” e cila raporton se katër herë fituesi i “Topit të Artë” kërkon largimin pas akuzave të vazhdueshme për evazion fiskal dhe shmangie të taksave prej 14.5 milionë Euro.

Dy vitet e fundit janë të arta për Ronaldon dhe nuk do të harrohen kurrë pasi ai ka fituar gjithçka si me ekipin ashtu edhe në rangun individual.

Luzitani ka udhëhequr Real Madridin drejt suksesit në Champions League ndërsa me Portugalinë u kurrorëzua kampion Europe.

Sipas “A Bola”, Ronaldo thuhet se tashmë i ka treguar edhe presidentit të klubit, Florentino Perez që dëshiron të largohet nga skuadra, ndërsa Reali mendohet se janë gati të marrin konsideratë oferta mbi 180 milionë euro për portugezin.

Skuadrat e interesuara për shërbimet e Ronaldos janë Monaco, PSG, Manchester United dhe dy skuadra kineze që nuk i janë publikuar emrat.

Do të shohim ditët në vijim nëse ky lajm është spekulim apo realisht kështu është e vërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>