ronaldo_mobile_top
11/09/2017 - 20:43

Ronaldo bën injorantin në gjyq: Jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll (Video)

Lajmi i përhapur në media se Cristiano Ronaldo dëshiron rikthimin në Angli nuk është një thashethem. Këtë e vërteton një video e publikuar nga gazeta “AS” e xhiruar gjatë seancës gjyqësore më 31 korrik kur portugezi po jepte deponimin e tij lidhur me akuzat për evazion fiskal të një shume prej 14,7 milionë eurosh.

Ndër të tjera fituesi i katër herë “Topit të Artë” shton se ai nuk merret me taksat pasi ka vetëm 6 klasë shkollë dhe për to kujdeset një kompani e autorizuar nga ai.

“Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye… nuk dua ta them… do të më pëlqente të kthehesha në Angli’, deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer.

“I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme”, shtoi futbollisti duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>