auto_partizani_humb1498755574
29/06/2017 - 19:15

Partizani kapitullon në shtëpi, Botev Plovdiv i jep leksion ‘demave’

Përfundoi në stadiumin “Selman Stërmasi” ndeshja e vlefshme për turin e parë të Europa League mes Partizanit dhe Botev Plovdiv. Ekipi i Starovës mundet në shtëpi 3-1, duke dështuar para tifozërisë së vet.

Në minutën e pestë Xhevahir Sukaj kaloi Partizanin në epërsi. Sulmuesi shkodran shkarkoi të majtën nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Gëzimi i të kuqve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 27-të bullgarët barazojnë me anë të Kossoko, i cili gjuan saktë nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë janë sërish miqtë që shënojnë një supergol me anë të Nedelev (62’). Rezultati shkon në 2-1 për Botev dhe për Partizanin komplikohet gjithçka.

Kossoko vulos kapitullimin e të kuqve me golin e shënuar në të 88’. Me rezultatin 3-1 përfundon sfida në kryeqytet, me bullgarët që janë thuajse të kualifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>