panuci
06/09/2017 - 13:05

Panuçi zbulon pikat e dobëta: Ku gabuam me Maqedoninë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi tha se ishte i pakënaqur nga ndeshja dhe se mund të kishim marrë më shumë.

“Çfarë na mungoi në këtë ndeshje? Na mungoi goli i Sadikut për të shkuar në 2-0. Sadiku punoi shumë mirë. Pësuam një gol me penallti, por edhe mund ta humbnim. Pësuam edhe një faull me dorë” – tha trajneri për Supersport pas ndeshjes.

A i mungoi agresiviteti Shqipërisë?

“Më agresivë? Luajtëm më shumë futboll në pjesën e dytë, atë që nuk e bëmë në pjesën e parë. Doja të luja më një gjysmë pykë si Hyka. Natyrisht kemi të gjitha kualitetet që të luajmë me skema 4-3-3 dhe 4-3-2-1. Kishim edhe një skuadër përballë që nuk na jejoi shumë.

Paradoksalisht në 20 minutat e fundit rrezikuam më shumë se në pjesën e parë. Në pjesën e parë nuk mundëm të luanim shumë futboll, por e administruam ndeshjen. Në fund të saj rrezikuam shumë” – thotë Panuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>