3362406c24469d7e0bdd0b027f02a17a_XL
22/08/2017 - 14:45

Atentat me armë ndaj ish-presidentit të Dinamos së Zagrebit

Ish-presidentit të Dinamo Zagreb, Zdravko Mamic i është bërë atentat, teksa po vizitonte varrin e babait të tij. Atentatori pasi ka gjuajtur, është larguar nga vendngjarja. Lajmi është konfirmuar edhe nga Dinamo.

Mediat kroate bëjnë të ditur se ish-drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe u dërgua menjëherë në spital.

Sipas ‘Jutarnji list’ Policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin.

Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>