lopez11n-6-web
19/06/2017 - 11:47

Zbulohet dieta e Jennifer Lopez. Ja si të mbani një trup të bukur

Është një nga femrat më seksi mes artisteve, e kjo nuk është e vetmja gjë që bën përshtypje. Jennifer Lopez tashmë nuk është në moshë fare të re, pavarësisht se trupi i saj tregon po aq sa i një vajze 20 vjeçare. Format seksi e të tonifikuara mbeten ende një karakteristikë e saj, që ndër të tjera shquhet për energjinë e pashtershme në skenë. E më në fund u zbulua se çfarë bën artistja për të qenë kaq në formë.

Në vaktet e saj nuk përfshihet kurrë ushqimi i gatshëm apo i përpunuar. Me pak fjalë, sa herë të dëgjoni J-Lo, duhet t’ju vijë ndër mend vetëm fjala BIO. Në një vakt dreke tipik, mbizotërojnë brokoli, specat, dhe një lloj përzierje e veçantë me fara kungulli. Ndërsa në darkë, Jennifer preferon proteinat, duke konsumuar kështu mish derri ose pule, të shoqëruara me patate të ëmbël furre.

Përsa i përket porcioneve që konsumon gjatë ditës, këngëtarja bën zgjedhje të zgjuara, duke ngrënë kështu vetëm fruta ose perime. Ndërsa, brumërat apo yndyrnat nuk bëjnë pjesë kurrë në raste të tilla.

I vetmi “mëkat i ëmbël” nga i cili J-Lo nuk mund të heqi dorë, është çokollata, sidomos biskotat apo kekët me copëza të tilla. E kush nuk ia toleron vetes ëmbëlsirat!

Dhe si për mbyllje, do të zbulojmë atë çka thamë që në fillim. Jennifer Lopez nuk mendohet të konsumojë në mënyrë absolute: alkol, cigare dhe kafe. Edhe në rastet e rralla, kur i duhet me patjetër të pijë kafe, porositet në mënyrë të veçantë një e tillë pa kafeinë.

Epo, me gjithë këtë përkujdesje, përveç asaj çka ndryshe quhet “genetike”, fshihet dhe një punë e tërë përkujdesi e qëllimesh të vëna ndaj vetes. Bravo për vullnetin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>