dasma
22/07/2017 - 16:18

Zbulohen emrat VIP që janë ftuar në dasmën e Orindës dhe Turit

Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë gati për dasmën, ndërsa ditën e tyre më të lumtur do ta ndajnë jo vetëm me familjarët e të afërmit, por edhe me një sërë personazhesh VIP që janë të ftuar në ceremoni. Por ndryshe nga sa mund të mendoni, të ftuarit e famshëm në dasmën e çiftit të njohur të shoëbiz nuk janë vetëm këngëtarë.

Madje më së shumti në listën prej 300 të ftuarish nga dy këngëtarët janë politikanë, personazhe të medias dhe televizionit. Sipas xing.al, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxën, politikani Blendi Klosi, Erion Braçe, Endri Fuga, janë vetëm disa nga emrat e politikës që do të festojnë martesën e Turit dhe Orindës. E natyrisht, në këtë festë nuk mund të mungonte edhe Ardit Gjebrea, West Side Family, Vikena Kamenica, gazetarja Iva Tiço dhe një sërë figurash të tjera publike, këngëtarë dhe gazetarë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

Aurela Gaçe është e ftuara më speciale e kësaj dite, pasi këngëtarja jo vetëm që do të jetë e pranishme në dasmën e tyre, por edhe do të këndojë për të gjithë të ftuarit, së bashku me grupin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>