12745467_1165270250150548_1408236015472466548_n-650x358
11/08/2017 - 20:08

Xhensila dhe Besi martohen më 1 shtator

Zbulohen ftesat dhe bashkë me to data e dasmës së Besit dhe Xhensilës. Dihet që ata do të martohen në fillim të shtatorit dhe do të organizojnë dy dasma.

Kur artizania e njohur e ftesave, Olga, publikon në profilin e saj disa ftesa me inicialet Xh dhe B dhe datën 1 shtator nuk kemi si të rezistojmë pa menduar që janë ftesat e çiftit.
Në foto shfaqen zarfet që kanë një pamje klasike dhe luksoze. Në ta janë shkronjat Xh dhe B, data 1 shtator dhe disa trëndafila. Ngjyra e artë mesa duket ka qenë zgjedhja e çiftit të njohur për ftesat.

Tashmë ato janë gati për t’u shpërndarë, të shohim nëse ndonjë i ftuar VIP do e ndajë kur t’i mbërrijë në dorë që të vërtetohet plotësisht që XH-ja dhe B-ja, janë Xhensila dhe Besi.

a594a1aa4f16171cff0f5214e464912e-157x280

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>