auto_Screenshot_121502478549
12/08/2017 - 9:35

“Rregullo dhomën jo b…” Rozana Radi shpërthen në instagram

Rozana Radi është një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit shqiptar. Ajo ka marrë pjesë në disa kompeticione muzikore, në projekte kinematografike si dhe fitoi edicionin e kaluar të ‘Kënga Magjike’ me një baladë prekëse. E ndjekur nga mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ashtu sikurse figurat e tjera publike, edhe Radi është kritikuar nga ndjekësit.

Në një foto të postuar dje në dhomën e hotelit gjatë pushimeve të saj jashtë vendit, një ndjekëse i ka komentuar asaj se duhet të rregullonte dhomën pasi e kishte rrëmujë e jo b**het. Ditën e djeshme këngëtarja i replikoi ‘Më fal për këtë foto. Do i marr punën punonjëses së hotelit e do i pushimet. Më fal sërish’.

Ndërsa sot, ajo ka bërë një tjetër postim lidhur me këtë rast duke shkruajtur: “Pa filtër fare. Shpërtheni nervat. Kush nuk ka ç’a të bëjë të shajë sa të mundet”.

Këngëtarja po kalo disa ditë relaksi në Turqi, por nuk dihet nëse partneri i saj po e shoqëron apo jo pasi Radi është tepër hermetike kur bëhet fjalë për privatësinë e jetës personale.

auto_Screenshot_91502478553

auto_Screenshot_111502478550

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>