rita-ndihma-1
15/06/2017 - 17:25

Rita Ora zbret në terren, u vjen në ndihmë viktimave të tragjedisë së Londrës

Rita Ora i ka ardhur në ndihmë viktimave të tragjedisë që ndodhi dje në ndërtesën 24-katëshe Grenfell Tower, Londër.

Këngëtarja me famë botërore është fotografuar duke mbajtur ujë dhe shpërndarë furnizime rreth zonës.

25-vjeçarja e vizitoi vendin vetëm pak orë pasi flaka e tmerrshme la të paktën 12 të vdekur dhe 50 të plagosur.

Ngjarja e ka prekur emocionalisht yllin e popit pasi aty ishte vendi ku ajo kishte kaluar fëmijërinë.

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të gjithë fansave nëpërmjet një postimi në Snapchat që të bënin të njëjtën gjë si ajo dhe të ndihmonin njerëzit.

“Ju lutem hajde dhe na ndihmoni nëse mundeni”-ka shkruar Rita.

416EE08800000578-0-image-a-1_1497511036029

416EE33000000578-4606322-image-m-5_1497511462822

416EE0C400000578-4606322-image-a-4_1497511358982

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>