pipa
21/05/2017 - 13:29

Pippa Middleton nuse, kopjon fustanin e Elia Zaharisë? (Foto)

Nuk ndodh gjithmonë të kopjojmë ne modelet e tyre, edhe e anasjella është po kaq e besueshme dhe normale. Edhe pse, ndoshta, në përmasa të tilla, vështirë të besohet.

Ajo që ka ndodhur sot dhe që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës është dasma e motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, e cila është konsideruar si dasma e vitit.

Sytë kureshtarë kanë analizuar ҫdo detaj, por një sy i hollë shqiptar, menjëherë ka kapur ngjashmërinë e fustanit të bardhë të Pippa-s me fustanin që ka veshur Elia Zaharia në martesën e saj, në tetor të vitit të kaluar. Olti Curri shkruan se, ndryshe nga trendi i përhershëm, kur shqiptarët frymëzohet nga ikona mode në Britani e në botë, këtë herë kanë qenë ata që janë ndikuar nga modelet tona.

Fustani i Pippa Middleton është dizenjuar enkas për motrën e Kate nga stilisti i famshëm Giles Deacon, i njohur mes radhëve të njerëzve të famshëm. Ai stilon edhe për supermodelen Kendall Jenner si dhe për shumë personazhe të tjerë të njohur të botës së artit, shkruan Class.

Daily Mail shkruan se sipas ekspertëve, kostoja e këtij fustani të veshur nga Pippa, besohet se ka kushtuar jo më pak se 40 mijë paund.

Giles Deacon ka stiluar fustanin e nusërisë së Abbey Clancy në vitin 2011 dhe vazhdon të punojë për supermodelet Kendall Jenner dhe Cara Delevingne.

Ngjashmëria e fustaneve është e dukshme, por më i dukshëm stili elegant që zgjedhin princeshat… edhe në modelet e fustaneve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>