23af98fa596b7c4ee423473bd7aa9d303c618e82e8d8fd92100e33e599cf01db_large
23/05/2017 - 17:39

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “James Bond”

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit, Roger Moore, aktori i famshëm për rolin e James Bond në shtatë filmat “007” në vitet 1973 – 1985, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi i hidhur është dhënë nga familjarët dhe është ndarë në profilin e tij zyrtar në Twitter. “Ne e dimë se dashuria dhe admirimi ynë do të rriten shumë herë, në mbarë botën nga njerëz që e njihnin për filmat, shfaqjet televizive dhe punën e pasionuar për UNICEF-­in, që ai e konsideronte si arritjen më të madhe”, – shkruhet ndër të tjera në shënimin e fëmijëve të tij, Deborah, Geoffrey dhe Christian,shkruan .

Aktori u lind në Londër në vitin 1927 dhe, pasi punoi si model në fillim të viteve 50, nënshkroi një kontratë 7-vjeҫare me MGM. Filmat e tij të parë, që nga “Interrupted Melody” te “The King’s Thief”, nuk mbahen mend shumë, por ishin një fillim shumë i mirë nga ekrani i vogël drejt suksesit të madh.

CNN shkruan se familja do të mbajë një funeral privat në Monako, duke respektuar dëshirën e aktorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>