82ca91ca8028a2e1cb477aa92ec0a323
03/08/2017 - 20:37

Klaudia Pepa shpërthen në Hollywood: S’e keni idenë me kë po bashkëpunon!

Shqipëria jo e jo, po as Italia duket se ka qenë mjaftueshëm për Klaudia Pepën! Balerina e njohur shqiptare tashmë po njeh suksesin aty ku konkurrenca është thjesht e pamëshirshme: Në Hollywood.

Dhe nëse fillimisht u përfol se ajo ndodhej aty për pushime, Klaudia është kujdesur të sqarojë se është aty vetëm për punë.

Në disa postime të reja në Instagram, ylli i baletit ka zbuluar se po bashkëpunon për një video muzikore me as më shumë e as më pak se koreografin e Jennifer Lopez, Kyle Hanagami dhe të dashurën e tij Haley Fitzgerald, gjithashtu balerinë e trupës së JLo.

“Koreografi i videos sime muzikore.”- ka shkruar Klaudia në foton ku shihet duke punuar me emrin e mirënjohur të botës së kërcimit.

@kylehanagami Choreographer of my music video @haleyfitzgerald @emma_hauser

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>