a9f9ac88de51734c03590367df04c45c
06/09/2017 - 13:27

Klaudia Pepa shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias

Klaudia Pepa vazhdon të na surprizojë. Jo vetëm me projektet e saj të reja që na prezanton edhe përmes profilit në Instagram, por edhe me praninë në eventet e ndryshme artistike. Pak javë më parë, balerina e njohur na përshëndeti nga Amerika, pas së cilës kuptuam se ambiciet e Klaudias i kishin kaluar pritshmëritë e të gjithëve.

Kohët e fundit, ajo kishte nisur bashkëpunimin me një nga studiot koreografike më të rëndësishme në Nevada si ‘Milennium Dance Complex’ dhe me koreografin Kyle Hanagami – një prej emrave më të famshëm në fushën e koreografisë në botë, i përmednur edhe mes shumë artistëve e këngëtarëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, përtej projekteve artistike që po prek njëri pas tjetrit, të gjithë mbeten pa fjalë edhe nga format perfekte trupore të Klaudias. Për një balerinë si ajo, kjo nuk është edhe aq surprizë, por Klaudia di të plotësojë çdo element tjetër për të shkëlqyer e për të konkurruar, pse jo, edhe me yjet e Hollywood-it.

Si në këtë mbrëmje, kur balerina shqiptare është shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, Itali.

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>