kejdi mehmetaj
29/07/2017 - 13:58

Kejdi Mehmetaj kapet mat me të dashurin në Jalë (Foto)

Si çdo vit, edhe këtë herë ka nisur në Jalë kampi i “USY World Festival 2017”, ku të rinjtë e LRI-së kanë mirëpritur 400 të huaj.

Në një nga mbrëmjet në Jalë ka qenë edhe Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndërsa ra në sy fakti që çifti presidencial u shfaq i relaksuar, teksa kishin marrë edhe pak ngjyrë.

Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 22-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.

E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.

Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë.

Ajo që mund të themi deri tani është që duken çift simpatik, ndërsa Kejdi duket shumë në formë dhe mjaft elegante fizikisht. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të mbahet mend si deputetja më e re në Kuvendin shqiptar, e me gjasë edhe deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur shkeli për herë të parë në Kuvend me imunitetin e deputetes.

Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë./panorama

img-8758_1501319867-5683319

img-8766_1501319806-3836265

img-8819_1501319770-7878470

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>