Untitled
09/09/2017 - 17:13

Ja kush është në të vërtetë ajo që të gjithë e njohim si mbesa seksi e Bujar Nishanit

Beniada Nishani, modelja që e njohim si mbesën e ish-Presidentit Bujar Nishani, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fotot nudo për revistën PlayBoy. Pas fotove të postuara në llogaritë e saj, Beniada zuri titujt kryesorë në portale edhe për shkak të marrëdhënies së saj me ish-Presidentin Nishani.

E ftuar mbrëmë në Top Magazine, për herë të parë në një ekran shqiptar, Beniada rrëfeu më shumë për jetën e saj në Itali, projektet, por edhe raportet personale.
E pyetur, ndër të tjera, për fotot provokuese, ajo tha se shumica prej tyre janë thjesht artistike, që ajo i publikon sepse janë pjesë e punës së saj. Nëse një ditë, një djalë do të donte të ishte partneri i saj, ai duhet të shikojë dhe të lexojë një personazh përtej fotove. Ngacmimeve të Ervinit për raportet dhe jetën e saj personale, ajo i përgjigjet: “Kam të dashur edhe për nja 2-3 dhurata dhe pastaj do ta lë…”

Përgjigjja që shkaktoi të qeshura tek të gjithë nuk ishte e mjaftueshme. Në të vërtetë, për bashkëshort, Beniada do të kishte dëshirë një djalë shqiptar, identikitin e të cilit ajo e ka të qartë në kokë: “Një burrë i thjeshtë që do të krijojë familje, të rritet bashkë me mua, të mos ketë shumë pretendime, të më kuptojë…” – thotë ajo duke vlerësuar, mbi të gjitha, edhe besnikërinë që duhet të ketë marrëdhënia.

Këtu, Beniada nuk nguron të tregojë se ka pasur një marrëdhënie të gjatë 7-vjeçare me një futbollist në Itali, e cila ka qenë e ndërtuar mbi bazën e besnikërisë. Sot, ajo është më e famshme se ish i dashuri, ndaj nuk ka dëshirë t’ia përmendë emrin. Por gjithsesi, është e hapur për njohje të reja me shqiptarë.

Marrëdhënien me ish-Presidentin Nishani, Beniada e vlerëson shumë. Në të vërtetë, ajo nuk është mbesa e tij, siç e kemi quajtur deri tani. Bujar Nishani dhe Arbeni, i ati i Beniadës, janë djem xhaxhallarësh. Po dy familjet kanë një marrëdhënie shumë të afërt: “Jemi shumë të lidhur, kemi një raport të mirë…” – tregon Beniada.

Por kur ish-Presidenti Nishani shikon fotot e saj? “Ai ka punën e tij, unë kam punën time”, – e kthen menjëherë përgjigjen Beniada, por shton se “Bujar Nishani është inteligjent, ai ka një vajzë dhe e kupton shumë mirë këtë…”

e977b7690530fcf60f7948ab6c4b1a23

1edddfc470094b10145a6734c78076b0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>