charrisisd
10/08/2017 - 20:47

Ja fitimet e çmendura të DJ më të paguar në botë

Muzikanti skocez, Calvin Harris, ka dominuar në listën e përvitshme të revistës Forbes, për sa i takon fitimeve duke u cilësuar DJ më i paguar në botë për të pestin vit radhazi, duke lënë pas DJ holandez Tiesto dhe të sapoardhurit The Chainsmokers.

33-vjeçari Harris, ka fituar 48.5 milionë dollarë nga qershori 2016 deri në qershor të 2017, nga performancat e tij në festivale por edhe nga prodhimi i hiteve të popit sic është edhe kënga më e fundit e këtij sezoni veror, Feels, me Katy Parry dhe Pharell Uilliams.

Tiesto, që kryesonte listën në 2012, ka fituar 39 milionë dollarë dhe renditet në vend të dytë ndërsa Chainsmokers, 38 milionë dollarë, ndihmuar edhe nga suksesi i hitit Closer me Hasley dhe “Something Just Like This” me Coldplay.

Lista, që përfshin edhe francezin veteran, DJ David Guetta dhe producentin gjerman Zedd, nxjerr në pah mungesën e diversitetit në fushën e DJ-ve, 10 më të paguarit mes të cilëve janë të gjithë meshkuj dhe të bardhë nga SHBA apo Evropa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>