yiouy1495659984
25/05/2017 - 13:46

Hollivudi do të ribëjë filmin Skënderbeu, ja aktori që do të luaj heroin tonë kombëtarë

Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun. DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar medieve të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi. DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi. Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>