gena-780x439-655x356
10/08/2017 - 20:11

Gena i propozon martesë Genta Ismajlit (Video)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka qenë në një spektakël me Genën, ndërsa është publikuar një video që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Aty duket se të dy janë në një koncert në Gjakovë, kur papritur Gena thotë: “Po të ulem në gjunjë. Genta Ismajli sot po të kërkoj dorën për martesë. A je dakort?”

Pas kësaj fillojnë britmat e fansave të tyre, duke treguar entuziazëm për rastin. Genta e befasuar nga kjo, fillimisht hezitoi dhe më pas pranoi që të jetë nusja e Genës.

Nuk dihet nëse gjithcka është bërë për lojë, apo ka lindur romancë mes tyre.

Genta ka kohë që në krah nuk ka një mashkull dhe nuk është parë në shoqëri të një dashuri prej ndarjes me Milotin.
Ajo po gëzon suksesin e saj më këngën ‘Dy dashni’ dhe me bashkëpunimin ‘Po du me tpa’ që ka sjellë për këtë sezon veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>