8354895_s
27/05/2013 - 21:55

Njollat kafe, më mirë t’i parandaloni se t’i kuroni

Një fenomen që po vjen gjithnjë e në rritje, janë njollat e diellit në fytyrë. Këto të fundit ndodhin tek femrat e grupmoshave të ndryshme. Kështu që është shumë e rëndësishme të merrni informacion të bollshëm për këtë çështje.

Përse na shfaqen njollat kafe? Ne mendojmë që këto njolla shkaktohen vetëm nga dielli. Ky është një mit, i cili duhet thyer duke qenë se shpesh këto njolla të fytyrës mund të lidhen thjesht me ngadalësimin natyral të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht, në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe “sfondi i ekspozimit” ose rrezet e diellit të marra në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës. Një shkak tjetër i shfaqjes së këtyre njollave vjen nga çrregullimet hormonale.

Po kështu, edhe përdorimi i kremrave dhe i parfumeve fotosensibilizantë ndikojnë drejtpërsëdrejti në formimin e tyre. Përpara se të filloni një vit tjetër ekspozimi në diell, është e rëndësishme të zbehni apo më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa ato mos të bëhen më evidente nga nxirja diellore.

Për njollat kafe duhet të mbroheni gjithmonë dhe në mënyrë të përshtatshme lëkurën tuaj përpara se ta ekspozoni atë në diell, duke bërë kujdes në zgjedhjet e produkteve cilësore me faktor mbrojtës të përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës (minimumi 30 spf). Ndërkaq evitoni që të hidhni parfum përpara se të shkoni në plazh.

Kurimi i njollave kafe nga dielli është një problem, të cilit i duhet kushtuar shumë kujdes, sidomos nëse e keni lëkurën e pastër. Në këtë lloj lëkure këto njolla bëhen më të dukshme dhe, nëse fenomeni neglizhohet për një kohë të gjatë, mund të çojë në pasoja edhe më të dukshme. Mjafton të shihni yjet si Angelina Jolie, që deklaron se nuk ekspozohet asnjëherë në diell apo Madonën, e cila bën banjë në det me çadër, por ato janë diva dhe këto sjellje mund t’u lejohen.

Kështu mbetet fakti që duhet të mbroheni sa më shumë të jetë e mundur nga dielli, sepse nëse ky dëm ju shkaktohet vetëm një herë, ju nuk mund të ktheheni më mbrapsht. Pra, çfarë të bëni? Gjëja e parë që duhet të bëni është që të merrni një skrab të mirë, të cilin duhet ta aplikoni minimumi 1 herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe në fytyrë. Për rastet më të avancuara, kërkojini mjekut tuaj nëse ju mund të përdorni me sukses fotopeeling me lazer.

Thelbësore për kurimin e njollave kafe gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe në qytet, është aplikimi i kremit specifik me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Pas tij vendosni në fytyrë kremin klasik kundër diellit. Në këtë mënyrë ju do të mbroni lëkurën që njollat mos të evidentohen më shumë, por në të njëjtën kohë ju do të nxiheni në mënyrë natyrale. Fytyra, dekolteja dhe duart janë zonat më të goditura nga rrezet e dëmshme të diellit, ndaj ju duhet t’i kushtoni shumë vëmendje atyre kur aplikoni kremra solarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>