auto_36C98CC9-AD15-4312-8AE1-1B6CCA76AEBA_w1023_r1_s1505024836
10/09/2017 - 9:21

Shtohet trafiku i refugjatëve në kufirin shqiptaro-grek

Policia greke tha se riatdhesoi gjatë muajit gusht 1299 shtetas të huaj, mes të cilëve pjesa dërmuese ishin shqiptarë. Sipas të dhënave zyrtare greke, 869 shtetas nga Shqipëria u bllokuan kryesisht në zonat kufitare pa dokumente qëndrimi dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare.

Sipas të dhënave të policisë greke, nga fillimi i vitit, 12.382 persona janë riatdhesuar në vendet e tyre, ku pjesa dërmuese e tyre kane qenë nga Shqipëria.

Trafiku i refugjatëve shqiptarë drejt Greqisë vazhdon të shënojë rritje dhe po kthehet në një shqetësim për policitë e të dy vendeve. Krahas riatdhesimit, policia greke praktikon ndëshkime për refugjatët shqiptarë, si gjoba të larta, apo vendime për refuzimin e hyrjes për disa vite në territorin grek.

Policia shqiptare tha ndërkaq, se grupe refugjatësh nga Siria dhe Afrika janë bllokuar në territorin shqiptar dy ditë e fundit. Policia kufitare e Gjirokastërs ka bllokuar së fundi 15 shtetas nga Siria , Alegjeria, Maroku dhe Libia të cilët janë kthyer tek autoritetet greke.

Sipas të dhënave kufitare, vetëm gjatë muajit gusht në kufirin shqiptaro – grek në zonën e Gjirokastrës u bllokuan rreth 50 refugjatë nga Siria dhe vendet afrikane, disa prej të cilëve kanë kërkuar azil në Shqipëri.

Të rinjtë shqiptarë vijojnë të emigrojnë në Greqi pa dokumente qëndrimi, duke shfrytëzuar rrjetet e trafikut, me shpresën për një punësim sezonal, sidomos gjatë stinës turistike. Ata shmangin kalimet nga pikat kufitare dhe përmes shtigjeve malore të kufirit të gjelbërt shqiptaro grek, depërtojnë në territorin grek duke udhëtuar edhe për disa ditë në këmbë.

Rritja e papunësisë në Shqipëri shihet si një nga faktorët kryesorë të emigrimit pa dokumente të të rinjve shqiptarë drejt Greqisë fqinje.

Megjithëse Greqia dhe Shqipëria kanë një marrëveshje për punësimin sezonal, të firmosur gati 20 vite më parë, ajo asnjëherë nuk është zbatuar në praktikë nga autoritetet greke./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>