zjarr-2
11/08/2017 - 18:19

Pas Shqipërisë edhe Kosova përfshihet nga zjarret, 120 vatra zjarri për 11 ditë

Rajoni është në gjendje emergjente sa i përket problemeve me zjarret dhe përhapjes së tyre të shpejtë në zona të banimit.

Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 ndërhyrje për zjarret.

“Për 11 ditë i kemi mbi 120 ndërhyrje, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore”, ka thënë ai.

Ai tha, se zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo bëri të ditur se zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve.

Zeka tha se besohet se shkaktari kryesor i zjarreve është faktori njeri duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta.

“Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, ështëka deklaruar ai, raporton Lajmi.net.

Zeka në fund tha, se brigada e zjarrfikësve po përballet edhe me probleme të tjera pasi automjetet po prishën dhe po duhet rregulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>