mimoza-kusari-lila2
12/08/2017 - 13:37

Media serbe: Kusari-Lila do të jetë kryeministre e Kosovës

Në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për t’a bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, shkruan sot mediumi serb i rrjetit mediatik rus “Sputnik”.

Kjo lëvizje, siç thekson “Sputnik”, i është ofruar autoriteteve politike kosovare mnga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Siç shkruan ky medium, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

“Sputnik” raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmi është përhapur në shumicën e mediave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>