gjyq-1
22/08/2017 - 9:21

Gjyqtari nuhat drogë në sallën e gjyqit, shqiptari e kishte fshehur në atlete

Një i ri nga Kosova ka çuditur gjyqtarin në Gjermani teksa iu gjet drogë në sallën e gjyqit.
22 vjeçari ishte paraqitur në gjykatën e Hanoverit ku po gjykohej për posedim droge. Ai ishte kapur nga policia me 14 qese të vogla.

Por, gjatë procesit të gjykimit, gjyqtari kishte nuhatur një erë të theksuar droge dhe kishte urdhëruar të bëhej kontroll në sallë.

I riu shtangu sallën kur gjatë kontrollit atij iu gjet një qese e tillë me drogë në atletet e tij.
Gjyqtari i ka shqiptuar atij një dënim me gjobë prej 1800 eurosh për veprën e pare, ndërsa një procedurë e re ndaj tij tashmë vjen në radhë për posedim të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>