Petrit-Vasili
11/08/2017 - 11:33

Vasili-Ramës: Shqipëria pa qeveri, kryeministri pa shkollë

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka hedhur sërish akuza ditën e sotme nga qeverisë Rama, ku është shprehur se shqipëria ka ngelur pa qeveri. Duke iu referuar rasteve të zjarrit dhe mbyteve në plazhe, Vasili shkruan se në të gjitha këto raste nuk është parë prania e qeverisë. Ai shprehet se qeveria nuk është mbledhur për këto çështje kur e ka detyrë kushtetuese që ta bëjë diçka të tillë.

Vasili nuk lë pa ironizuar as Ramën duke u shprehur se ai është një person pa shkollë që nuk merr vesh nga Kushtetuta.

“Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri. Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka. Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.” – shkruan ndër të tjera Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>