Topalli (2)
20/08/2017 - 9:32

Topalli: Kthimi i vizave lajm i zi, përgjegjësi i vetëm Edi Rama

Ish- nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi në lidhje me lajmin e mediave holandeze për sa i përket kërkesës së autoriteteve vendore për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve.
Topalli e quan një lajm të zi ndërsa si shkaktar të vetëm të kësaj situatë sheh kryeministrin Edi Rama.

Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.
Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.

Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.

Kur ne parlament kam paralajmeruar se rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.

Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin.

Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.

Lajmi per rrezikun e regjimit te vizave eshte i zi.

Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>