auto_Screenshot_291503348640
22/08/2017 - 7:54

Toni Bler sërish në Shqipëri, drekë kokë më kokë me Ramën në vilën qeveritare

Kryeministri Edi Rama, ditën e fundit të pushimeve ka menduar ta kalojë me ish-kryeministrin e Britanisë Toby Blair, të cilin Rama e prezantoi ditën e parë të qeverisë së tij në 2013, si këshilltarin pa pagesë, por që më vonë do të rezultonte krejt e kundërta.

Kjo pasi në mandatin e parë Rama administrimin e doganave ja dha një kompanie britanike të quajtur Croën Agents në një marrëveshje mjaft të dyshimtë. Kontrata me këtë kompani nuk u përtëri për shkak të dështimit.

Këtë herë Blair dhe Rama kanë drekuar sëbashku në një nga vilat qeveritare në Durrës, ku kanë diskutuar për një kohë të gjatë, por nuk dihet ende tema e bisedës.

Bile këtë herë takimi ka qenë sekret, sa që kreu i qeverisë nuk e ka postuar as në faqen e tij në FB, siç ndodh rëndomë për çdo takim të tijin.

Ndërkohë nga ana tjetër mediat prestigjioze angleze e akuzojnë për ndihmën e autokratëve të globit në këmbim të parave.

Vetëm pak kohë më parë doli që edhe në Arabi, përflitej që Blair kishte përfituar para, duke u luajtur rolin e ‘sekserit’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>