ced125f27e728d9faa99e16fac5a6ae6_L
13/09/2017 - 7:19

Socialistët tallen keq me deputetin e ri të PD-së: Jozefina dhe Majlinda do kenë shkulur flokët

Deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj mbajti fjalën e tij të parë në parlament, por kur ai po mbante fjalimin deputetët socialistë nisën të qeshnin në kor për mënyrën se si po referonte. Deputeti Shehaj ka kuptuar situatën dhe disa herë ka ndërprerë fjalën teksa deputetët e PS-së shpërthenin në të qeshura. Shehaj po përsëriste herë pas here “qeshni, qeshni”, më pas ndërpreu fjalën dhe u duartrokiti.

“Një duartrokitje për ju, atë që deshët e arritët. Jeni bërë specialista. E kuptoj që doni të më vini përpara se jam deputet i ri, por unë do vazhdoj”, u shpreh deputeti Shehaj.

Më pas fjalën e ka marrë deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila ka ironizuar situatën.

“Pak më parë ne qeshëm, jo pa të keq, por imagjinoni pak se çfarë mund të kenë bërë
Jozefina, Majlinda dhe Astriti. Do kenë qenë duke shkulur flokët”, tha Felaj.

Por nuk ka munguar edhe kritika e kreut të Kuvendit për Ermonela Felaj. Ruçi i tha Felajt që të diskutonte për rendin e ditës dhe jo të merrej personalisht me deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>