skender_gjinushi
20/05/2017 - 7:07

Skënder Gjinushi: Nëse do isha President, nuk do t’i dekretoja zgjedhjet më 25 qershori

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi shpreh rezerva për marrëveshjen Rama-Basha. Ai theksoi se po të ishte President i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.

“Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore”, u shpreh Gjinushi, duke vijuar se Nishani s’duhet ta dekretojë 25 qershorin. “Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>