auto_shkelzen_berishaa_21486402623
18/06/2017 - 17:44

Shkëlzen Berisha padi penale ndaj çiftit Bollino-Karaj

Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me shpifjen e radhës të bërë në mediat e italo-shqiptarit, Carlo Bollino. Këto media sot, kanë botuar një intervistë të Romeo Karajt, i cili thoshte se drejtori i CEZ kishte banuar në banesën e tij.

Për këtë shpifje, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se do të bëje një padi penale në gjykatë.

Ndonëse ndaj të dyve janë ngritur padi të tjera penale për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës,

me sa duket Bollino dhe Karaj e kanë të vështirë të shkëputen nga gënjeshtrat dhe nga njeri-tjetri.

Ja çfarë shkruan Shkëlzen Berisha në faqen e tij në Facebook:

Padi e re penale për ciftin Bonnie and Clyde

Urithi i Ramës ka shpërndarë sot shpifjen radhës në tualetin mediatik të Bolinos, sipas së cilës drejtori i CEZ paska banuar në shtëpinë time.

Edhe për këtë gënjeshtër, njëlloj si për të parën, do të përgjigjet penalisht, në padinë e dytë që do ngrihet ndaj tij për shpifje brenda javës që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>