kadare
12/09/2017 - 17:42

Ruçi kryetar Kuvendi/ Flet për herë të parë Ismail Kadare

Zgjedhja e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka shkaktuar jo pak debat në opinionin publik shqiptar. Kanë qenë të shumta reagimet negative pas emërimit të Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që për këtë emërim ka reaguar edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”. Në intervistën që do të transmetohet e plotë të premten e kësaj jave, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ka thënë gazetares Eni Vasili se e shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>