basha seanca votimi
13/09/2017 - 7:32

Ruçi i bën rreshtore deputetëve, i mban gjithë natën në seancë. Votohet programi i qeverisë

Kjo mund të cilësohet seanca më e gjatë e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Ka nisur dje në orën 18.00 dhe ka përfunduar sot rreth orës 7 të mëngjesit.

Kryetari i ri i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka mbajtur deputetët gjatë gjithë natës në sallën e Kuvendit dhe në mëngjes ka hedhur për votim programin qeverisës.

136 deputetë kanë ndenjur deri në orët e para të mëngjesit dhe kanë qenë të pranishëm në momentin e votimit.

Programi i Ramës ka marrë 78 vota pro dhe 51 vota kundër dhe 7 deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>