edi-rama-del-nga-selia-e-partise-socialiste-ps_0 (1)
22/08/2017 - 8:19

Rama mbledh të dielën asamblenë e PS, pritet të zbardhë kabinetin e ri

Të dielën më 27 gusht do të mblidhet asambleja e PS. Punimet e asamblesë do të fillojnë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në bazë të axhendës së punimeve, i pari të do të prezantohet raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare. Më pas do të diskutohet për raportin mbi dëgjesat publike, në një pjesë të të cilave ka qenë i pranishëm edhe vetë Kryeministri Rama.

Në renditje të tretë të ditës është raporti i Grupit të Punës për Lehtësimin e Procedurave Burokratike, që do të ndiqet nga raporti i Grupit për Reformimin e Institucioneve.

I fundit është raporti i grupit të punës për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS-së, që do të analizojë çfarë funksionoi dhe çfarë jo në fushatën e fundit zgjedhore, ku PS morri në total 74 mandate.

Punimet e Asamblesë së PS-së, i mbyll fjala e krye-socialistit Edi Rama, e cila është edhe pika e fundit e axhendës së punimeve të këtij të forumi.

Mbetet për tu parë nëse numri një i qeverisë të publikojë edhe skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>