auto_Fatmir-Xhafaj1490058237
19/06/2017 - 11:21

PS, Xhafa: Që sot ka nisur vettingu

Deputeti i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, nuk ka mundur të shmangë të bërit politikë me një reformë ku të gjitha forcat politike kanë dhënë kontributin e tyre.

Në një konferencë të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, Xhafaj është shprehur se që sot ka nisur reforma në drejtësi dhe vettingu për sistemin e drejtësisë.

Sipas Xhafës tani ka mbetur vetëm një segment i inkriminuar i politikës dhe drejtësisë që është kundër reformës në drejtësi, por sipas tij komisionet e vettingut e kanë nisur punën që ditën e sotme dhe kjo reformë nuk ndalon më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>