basha-cadra-720x480
20/05/2017 - 11:04

Programi elektoral i PD-së, ja 22 premtimet që bëri Basha në çadrën e lirisë

Taksat
Partia Demokratike premton rrëzimin e taksimit progresiv dhe rikthimin e taksësh së sheshtë në nivelin 9 për qind. Me anë të rikthimit të taksës së sheshtë, PD pretendon se do të stimulojë rritjen e investimeve të huaja dhe të injektojë 1 miliard euro në ekonomi. Po ashtu, Partia Demokratike premton një taksë tavan për biznesin e vogël. Sipas PD, biznesi i vogël nuk do të paguajë më shumë se sa 1.5 për qind të xhiros vjetore, ndërsa parashikon evitimin e taksidarëve gjatë vitit. Gjithashtu, për të zbutur nivelin e varfërisë, Partia Demokratike premton rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike të rreth 40 mijë familjeve shqiptare në të gjithë vendin. Opozita premton se do t’u paguajë faturat e ujit dhe të energjisë elektrike të gjitha familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Për fëmijët
Partia Demokratike premton drekë falas në shkolla për të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç. Sipas platformës së PD, fëmijët do të rrinë në shkollë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pasi do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë. Gjithashtu, opozita premton se do të rindërtojë të gjitha shkollat në të gjithë vendit dhe rritjen e pagave për mësuesit. Megjithatë, ende nuk kemi një sqarim ekspertët e opozitës për kostot e zbatimit të këtyre perimeve si dhe për mundësitë e përballimit të tyre nga buxheti i shtetit.

Fermerët dhe pronarët
Partia Demokratike, në këmbim të votës së shumicës shqiptarëve për të qeverisur vendin, premton akordimin e 100 milionë eurove në vit për çdo familje fermerë, në bazë të prodhimit, në bazë të tokës që punojnë dhe krerëve që mbarështojnë. Po ashtu, PD thotë se do të hedhë 50 milionë euro të tjera në vit për rrugë, vaditje, kullim dhe tregje. Ish-pronarëve PD u premton kthimin apo kompensimin e pronave sipas vlerës së tregut, duke hedhur poshtë skemën e qeverisë aktuale.

Premtimi

Partia Demokratike premton rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike të rreth 40 mijë familjeve shqiptare në të gjithë vendin. Opozita premton se do t’u paguajë faturat e ujit dhe të energjisë elektrike të gjitha familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Premtimet kryesore të opozitës

Taksë e sheshtë 9 %, heqjen e taksimit progresiv.
Taksë jo më shumë se 1.5 % e xhiros vjetore për biznesin e vogël.
Rikthim të 40 mijë familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
Familjet që marrin ndihmë ekonomike shteti do t’u paguajë faturat e energjisë elektrike dhe të ujit.
Ndërhyrje për rindërtimin e të gjithë shkollave në vend.
Drekë falas në shkolla për fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç.
Fëmijët do të rrinë në shkollë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pasi do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë.
Rritjen e pagave për mësuesit.
Pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj.
Uljen e tarifave të studimit për studentët.
Anulim të ligjit për arsimin e lartë.
Stazhe të paguara për studentët me 200 mijë lekë në muaj.
100 milionë euro në vit për çdo familje fermerë, në bazë të prodhimit.
50 milionë euro në vit për rrugë, vaditje, kullim dhe tregje.
Kthimin e pronave dhe kompensimin sipas vlerës së tregut.
Mundësimin e kushteve për votimin e emigrantëve.
Ulja e çmimit të naftës.
Ulja e çmimit të energjisë.
Ulja e TVSH-së.
Rritja e pagave të administratës me 50%.
Rritja e investimeve në infrastrukturë me 100 milionë euro më shumë.
Rritje të shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë, 150 milionë euro në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>