Ermonela-Felaj-PS
08/06/2017 - 7:49

Përleshje mes militantëve të PS dhe LSI, goditet daja i Ministres

Daja i kandidates socialiste për deputete në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj, është goditur mëngjesin e djeshem në Kuçovë.

Një video e sherrit është publikuar në media ku shihet një person që goditet me shqem dhe shtrihet në tokë. Aty mblidhen njerëz që tentojnë të ndajë personat e përfshirë në sherr, ndërsa vërehet edhe mbërritja e një makine policie. Nga raportimet në media, flitet për një sherr mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, burime nga policia lokale thanë për “SYRI.net” se personi i dhunuar është daja i ministres dhe kandidates për deputete në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj.

Policia ka nisur hetimet për dy vëllezër (nën 18 vjeç), të cilët po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën se kanë dhunuar dajën e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Ermonela Valikaj Felaj renditet e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në qarkun e Beratit.

One Response to Përleshje mes militantëve të PS dhe LSI, goditet daja i Ministres

  1. Koli says:

    Ishalla nuk ja fusin Dajiut mbrapsht. Se mbesa e ka bere rrugë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>