aqif-rakipi
12/08/2017 - 12:17

PDIU i përgjigjet akuzave të PD: Po bën politikë me një fatkeqësi

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas akuzave të PD mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 53-vjeçar mbeti i vdekur pasi u përplas me makinë nga deputeti Aqif Rakipi.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU teksa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, i përgjigjet edhe akuzave të Partisë Demokratike, e cila kërkon që të zbardhet ngjarja, duke shtuar se Rakipi është mik i Ramës dhe se ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur 53-vjeçarin.

Sipas PDIU, Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik.

REAGIMI I PDIU
PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>