arian-cani-1-780x439
13/09/2017 - 9:28

Parashikimi tronditës i Arian Çani: Edi Rama do jetë kryeministër deri më ….

Gazetari i njohur Arian Çani ka artikuluar kësaj here një parashikim ogurzi për të gjithë ata që e shohin demokracinë si një element që i nevojitet me patjetër Shqipërisë.

Teksa fliste për qeverinë Rama2 në emisionin Studion e Hapur, Çani është shprehur se Rama nuk do të ikë në vitin 2021 kur i mbaron mandati, por në vitin 2029.

Sipas Çanit Rama do të “mbretërojë” edhe për 16 vite të tjera (3 mandate qeverisëse). Arsyeja që e shtyn gazetarin të mendojë kështu është se opozita e demokratëve e ka të pamundur ta rrëzojë nga pushteti.

Madje Çani tha se Rama është një adhurues i Presidentit turk Erdogan dhe do të vijojë të përdorë taktika diktatoriale.

“Të dytin e ka fituar, tani po mendohet për të tretin. Nëse vazhdon kështu opozita, Rama do marrë edhe të katërtin”,- tha Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>