nardndoka1
01/09/2017 - 14:13

Nevrikoset keq Nard Ndoka: O pika që nuk ju bie të gjithëve!

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka i cili do të ulet në Kuvendin e ri si deputet i dalë nga listat e PD-së, ka hedhur sot një satus shpërthyes në faqen e tij në Facebbok, kundër kryeminstrit Rama që po mbulon çdo gjë me alibinë e “vettingut”.

Ndërsa i drejtohet Ramës dhe qeveritarëve, Ndoka nuk i kursen batutat. Ai ka edhe një mesazh për opozitën kur thotë: “Opozita duhet të ngrihet nga gjumi, duke e filluar vettingun me veten dhe t’i prijë revolucionit kulturor e politik me modele europiane”.

Statusi i plotë i deputetit, Nard Ndoka

Kërkohet ‘Vetting’ mbarëpopullor!

Virusi qeveritar tashmë ka hyrë kudo e ngado, çdo gjë që ndodh në këtë vend “fajin” e ka drejtësia!

Ka krim në rrugë, fajin e ka drejtësia, ka krim në familje, fajin e ka gjykata, ka vjedhje, ka drogë, ka korrupsion, ka dhunë, ka çoroditje kolektive dhe fajin përsëri e përsëri e ka drejtësia.

Këtu nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka institucione, nuk ka kulturë, nuk ka ndjeshmëri, nuk ka përgjegjësi, nuk ka moral, por ka një sistem drejtësie njësoj apo më të mirë se të gjitha këto të marra sëbashku.

Këtu ka drogë, se shteti është i lidhur drejtperdrejtë me të, drejtesia pengohet nga pushteti!

Këtu ka dhunë dhe krim në familje, por drejtësia pengohet nga pushteti!

Nje dhunues nuk mund të bashkëjetojë në të njejtën strehë me viktimën; drejtesia thotë jo, por pushteti thotë po, se nuk krijon asnjë mundësi ligjore!

Këtu ka korrupsion, se kryeministri krijon mundësite dhe ndan tepsinë! Ka drejtesi, por kryeministri emëron dhe voton gjygjtarët, shantazhon drejtësinë.

Drejtësia është kthyer në alibi, për kryeministrin, për mediat, për portalet, për protoganistët që rrinë me dhembë të mprehtë për të lançuar dhe ngrënë këdo me stilin e tyre!

One Response to Nevrikoset keq Nard Ndoka: O pika që nuk ju bie të gjithëve!

  1. kendrevica says:

    Si gjithmone, i bie drejt e ne plage. Po kush te degjon. Megjithate bjeru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>