unnamed-1-13
16/06/2017 - 20:33

Militantët e PS rrahin dhe kërcënojnë me vdekje kryetarin e LSI

Kryetari i LSI-së për njësinë administrative Gjoroven, Krenar Shehu, është kërcënuar me jetë nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Berat, në lagjen Uznovë.

Mësohet se Gazment Mahmutaj, Gramoz Toto dhe Ramazan Toto, të tre me precedentë penal kanë ndaluar me forcë Shehun. Personat në fjalë, tashmë në kërkim, që njihen si mbështetës të PS-së, të shoqëruar me persona të armatosur, kanë ndaluar përfaqësuesin e LSI-së dhe i kanë shkatërruar mjetin. Më pas, ata e kanë nxjerrë nga makina duke e dhunuar fizikisht, si dhe e kanë kërcënuar me armë duke i thënë se do ta vrasin atë dhe familjen e tij, nëse LSI-ja del forcë e parë në njësinë administrative Velabisht.

Ngjarja ka precipituar edhe me tej, kur Gazment Mahmutaj i ka kërkuar Shehut që të mos angazhohet më me fushatën e LSI-së, pasi do të përfundojë keq. Me pas, Gramoz Toto, i ka vendosur pistoletën në kokë përfaqësuesit të LSI-së, duke i thënë se jeta e tij dhe familjarëve vlen vetëm 1 fishek.

Edhe pse në lidhje me këtë ngjarje, Shehu ka bërë denoncim në polici. Blutë e Beratit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht për ngjarjen.

One Response to Militantët e PS rrahin dhe kërcënojnë me vdekje kryetarin e LSI

  1. Beni says:

    Dua te zgjatem pak te keomentoje ne lidhje me kete artikull.LSi-ja mos te merzitet bashke me ate kryetatin qe kane kercenuar sepse para kater vjetesh keta tipa kan qene partner te tyre dhe tani kete meritojne.Keta e kane filluar ne 1996 kur kercenonin e rifnin socialistet (njeri eshte per kantidat kete here per deputet Konomi)ne 1997 kaluan me socialistet ne 2009 me LSI tani me socialistet perseri.Keta jane bandat e 1997 qe me gjobat e vena larguan nga berati gjithe bisneset.Me kete koment dua tu tregoje lexuseve se ne berat akoma udheheqin bandat ne cdo kohe sepse keta bandite cdo here vene nga pushteti.Me vjen keq per PS sepse kete here vertet ka me te miret dhe nuk kane nevoje per keta bandite te cilet po e marin peng PS ka kantidate te shkelqyer kete here dhe ska nevoje per keta prandaj te distancohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>